Live

Ministri i Jashtëm i Çekisë kërkon nga serbët që të largojnë barrikadat nga veriu

17:35 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Lipavsky u shpreh i alarmuar nga përkeqësimi i situatës dhe sulmimi i pjesëtarëve të EULEX-it në këtë pjesë të vendit.

Ai, përmes një postimi në Twitter, u bëri thirrje serbëve t’i largojnë barrikadat e vendosura. Ndërkaq, autoriteteve të Kosovës u kërkoi të përmbahen.

“Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës me anëtarë të EULEX-it të sulmuar. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të çmontojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, ka shkruar Lipavsky në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua