Live

Ministri Murati kapet në “flagrancë”, iu shmanget pyetjeve të gazetarit për financimin e komunave pas vërshimeve

16:53 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live


Që nga 19 janari që kur reshjet e pandërprera atmosferike kanë rënduar situatën në komunën e Skenderajt dhe në disa komuna të tjera të Kosovës, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë një planifikim se si t’iu ndihmojnë këtyre komunave.

Por, këto dëme të cilat i solli shiu i rrëmbyeshëm, si duket Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend që të krijoj një Fond Emergjent për komunat e prekura, shkruan Kosovalive.net.

Për afër një javë mediumi ka kërkuar një përgjigje rreth këtij fondi se a do të formohet dhe kur, nuk ka marr ndonjë përgjigje.

Por gjatë ditës së sotme Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati është parë në sheshin “Skënderbeu”, së bashku me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogianin teksa po dilnin nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ministri është kapur në “flagrancë”, nga gazetari i Kosovalive.net, duke e pyetur se a do të financohen komunat që janë prekur nga vërshimet. Ai ka deklaruar se do të financohen.

“Patjetër që po”, ishte përgjigjja e tij e shkurtë.

Ndër të tjera, ministri është pyetur se kur pritet që të ketë kjo qeveri një hap konkret, ai ka refuzuar që të përgjigjet duke injoruar pyetjen e gazetarit duke ikur.

Ndërkaq, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, të premten do të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.

Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare. Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.

Rritja e tatimit në pronë, përplasi ditën e djeshme deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami me ministrin Murati. Ky i fundit tha se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”. Madje sipas Muratit komunat kanë qenë të pajtuara me këtë vlerësim./Kosovalive.net/

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...