Live

​Ministri serb i Mbrojtjes: Sërish dronë në kufi me Kosovën

11:44 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se gjatë natës së kaluar ka pasur dronë në vijën administrative me Kosovën dhe në qarkun administrativ të Rashkës.

Vuçeviç u shpreh se nuk mund të thotë se i kujt i përkasin dronët, por se disa janë aktivizuar nga qytetarë serb, shkruan Euronews Serbia.“Në mesin e dronëve të vëzhguar ka edhe ata të KFOR-it. Sigurisht që dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Disa hyjnë në Zonën Tokësore të sigurisë, disa edhe në territorin e Serbisë Qendrore. Disa janë ushtarake, e disa janë gjysmë komerciale, të cilat kanë kamera dhe mund të mbajnë disa gjëra të tjera”, theksoi ai. Sipas tij, pajisja dhe fuqizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura është diçka thelbësore për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit./Euronews Albania

Shpërndaje në

U Kopjua