“Serbia duhet të insistojë në shtyrjen e kërkesës që një pjesë e ushtarëve dhe policëve tanë të kthehen në Kosovë”, ka thënë këtë të enjte ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, shkruan Euronews Serbia.
Ai po ashtu është shprehur se kjo është një periudhë e vështirë për Serbinë, ku shteti dhe kombi serb janë nën presion të madh.
Sipas tij, Prishtina është një hap larg fillimit të një konfrontimi përfundimtar me serbët, por shtoi se është i sigurt se KFOR-i do ta përmbushë misionin e tij dhe do të sigurojë paqen dhe sigurinë.
“Ne presim që ata të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre, të garantojnë paqen dhe sigurinë dhe të mos ngatërrohen me çështjet politike dhe statusin e krahinës sonë jugore”, ka pretenduar Vuçeviq.