Live

Ministri Vitia: Kemi rritur buxhetin për barna në mbi 21 milionë euro

18:58 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike, për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia ka theksuar se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro”, ka potencuar Ministri Vitia.

Tutje, ai ka shtuar se për këtë arsye, përditësimi i Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese “është me shumë rëndësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua