Live

Ministri Vitia shpërndanë dhurata për fëmijët në Pediatri dhe Kirurgji

14:04 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjatë vizitës në këto klinika, ministri shoqërohej nga Kryesuesja e Bordit Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri uroi shërim të shpejt për ta, përderisa theksoi angazhimin maksimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale.

Shpërndaje në

U Kopjua