Ministri i Financave Bedri Hamza ka ndarë 20 mijë euro për familjen Abazi nga Gjilani, ku dy djem të kësaj familje gjetën vdekjen nga tërmeti në Shqipëri.
Hamza thotë se “duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si Ministër i Financave në vështrim të paragrafit 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 Euro, duke ndarë nga 10,000 Euro për familje të viktimave të shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoçë Komuna e Gjilanit.