Live

Ministria e Kulutrës hap tender mbi 99 mijë euro për intervenime në Rezidencën e Ibrahim Rugovës

13:14 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Kulturës ka hapur një tender të emertuar “Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova-Prishinë”

Vlera e këtij tenderi kap vlerën e 99 mijë e 976 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje në këtë tender është 3 shkurti i këtij viti, ora 14:30.

Kjo shpallje në fakt është ritenderim, pasiqë u ndryshua data e kërkesave, nga 20 janari në 3 shkurt të këtij viti.

Edhe më herët është diskutuar për nevojën e një restaurimi të rezidencës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ministri Çeku siç duket ka ndërrmarrur hapa konkret në lidhje me këtë çështje.

Shpërndaje në

U Kopjua