Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka zbuluar një detaj interesant, gjatë një seance gjyqësore, ku e pandehur ishte një ministre.
Sipas Miftarajt, kryetarja e trupit gjykues, i ka thënë “epandehur” ministres, duke i thënë se i vjen keq, që po i drejtohet në atë mënyrë, por se kështu e thotë ligji, përderisa ajo është në atë rol pranë gjykatës.
” E pandehur më vije keq që po ju drejtohem në këtë mënyrë por kështu ju quan ligji sa jeni këtu”. Nga adresimi i kryetarës se trupit gjykues në një seancë gjyqësore në çështjet penale, ku e akuzuar është një ministre.” ka shkruar Miftaraj.
Nuk dihet për cilën ministre të kabinetit qeveritar e kishte fjalën Miftaraj, por ministrja Haxhiu e ministrja Nagavci, akuzohen për seancat kur gjuanin gaz lot sjellës në Kuvend.
Mbase Miftaraj ka aluduar në njërën nga këto ministre. Ose edhe të ministrja tjetër.
Postimi i plotë: