Live

Ministrja Haxhiu: Ligji i ri rrit pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

12:36 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilat u zbritën me një vendim të Qeverisë së Kosovës të mërkurën, do të rriten sërish me Ligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik.

Në një konferencë për media të enjten, Haxhiu ka thënë se nisma e re e Qeverisë së Kosovës do t’i rritë pagat jo vetëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve, por “pothuajse të të gjitha kategorive”.

Ligji nivelizon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe gjithashtu rrit pagat e pothuajse të gjitha kategorive. Dhe, siç e dini në kohën kur është votuar ky vendim nga Qeveria Haradinaj, qëllimi ka qenë që t’i rritet paga vetvetes; pra, në atë kohë nga Qeveria Haradinaj. Dhe, duke qenë se ka qenë konflikt interesi, ne e kemi kundërshtuar këtë vendim”, tha ministrja Haxhiu.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar para disa muajsh një kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me rritjen e pagave në formë arbitrare.

Shpërndaje në

U Kopjua