Live

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin privat, vëllain e deputetes së LVV-së

17:00 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore.

Ilir Mulhaxha, përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

Ilir Mulhaxha, është vëllau i deputetes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...