Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është lajmëruar nga Vjena e Austrisë.
Ajo ka diskutuar për hulumtime rreth politikave publike në Insituttin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
Ajo thotë se nga diskutimet që ka pasur aty, është e bindur që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.
Ky është postimi i saj:
Kënaqësi të diskutojmë për hulumtime rreth politikave publike në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, e të takoj shokë e kolegë nga Universiteti i Staffordshire që tash punojnë aty.
Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.