Live

Ministrja suedeze: Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për harmonizimin e politikave të vizave me BE-në

14:03 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Suedisë për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës për harmonizimin e politikave të vizave me ato të BE-së.

Ajo këtë e ka deklaruar në Këshillin e Ministrave të mbajtur të enjten, teksa ka thënë se shpreson që bashkëpunimi me Kosovën të jetë i frytshëm, raporton Demokracia.com.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe harmonizimin e politikës së vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”, ka deklaruar ministrja suedeze.

Në komunikatën e Këshillit të BE-së, thuhet se “rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para”.

26 shtete të BE-së, sa ishin pjesëmarrëse në votim, i dhanë dritën e gjelbër në lexim të parë çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua