Kuvendi i Kosovës e ka miratuar raportin me rekomandime të Ligjit për Mbikëqyrjen e zbatimin e kompetencave të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Të gjithë deputetët votuan pro këtij raporti.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi, tha se kjo duhet të jetë një kriter vlerësimi për prokurorët që trajtojnë veprat e tilla.
“Këshilli Prokurorial të vendos si kriter vlerësimi për prokurorët që ndjekin veprat e renditura në nenin 2 për Mbikëqyrjen e zbatimit të kompetencave të zgjeruar për konfiskimin e pasurisë. KPK-ja përmes koordinatorit për luftimin e krimeve ekonomike, duhet të bëjë një vlerësim lidhur me zbatimin. Kryeprokurori i shtetit duhet të lëshoj një vend të detyrueshëm lidhur me zbatueshëm të Mbikëqyrjes për zbatimin e kompetencave të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë”, tha Rrustemi.