Live

Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

15:24 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës sot ka votuar edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha arsyeshmërinë e këtij projektligji, për të cilin kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Vitia tha se me Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse përcaktohen rregullat për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

“Në këtë ligj tanimë për menaxhimin e situatave me sëmundje ngjitëse janë caktuar obligime dhe përgjegjësitë institucionale me përkufizim të qartë të detyrave është parashikuar modernizimi i mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse si digjitalizimi, sistemi i paralajmërimit të hershëm fleksibilitetit në përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe përkufizimet e rasteve sipas direktivës sipas BE-së…

Janë përfshirë çështjet e veçanta si siguria e pacientit, parandalimi kontrolli i infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobile që do të jenë për herë të parë në kuadër të këtij ligji“, theksoi ai.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku tha se Ligji përcakton rregullat për parandalimin, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e çështjet e veçanta shëndetësore

“Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës përcakton rregullat për parandalimin, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e çështjet e veçanta shëndetësore, dhe kjo politikë përcakton përgjegjësitë e qeverisë MSH, IKSHPK-së dhe obligimet e institucionet të tjera”, tha ajo.

E deputeti nga AAK-së, Shemsedin Dreshaj u shpreh se projektligji që po prezantohet në Kuvend është më i mirë se ai i kaluari.

“Ky ligj ka përmirësim krahasuar me ligjin paraprak dhe ne kur e kemi votuar në grupin parlamentar kemi kërkuar që shumëçka të përmirësohet…”, theksoi Dreshaj.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj porositi që mos të bëhen ligje me nguti vetëm sa për përmbushur agjendën legjislative.

Shpërndaje në

U Kopjua