Live

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

13:59 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në mbledhjen e 136-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes kjo shënon një hap të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Kjo agjenci do të ushtrojë aktivitetin e saj brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë lidhur me kërcënimet apo rreziqet e mundshme për kryerjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...