Ballkani ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës, si dhe të gjashtën nga shtatë ndeshje.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar për këtë sezon në Suharekë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti Gjilanin. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e nëntë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0, teksa vlen të përmendet se kjo ishte humbje e tretë për gjilanasit dhe ndeshja e katërt radhazi pa fitore, krahas një barazimi të regjistruar më herët.
Ballkani pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me tri pikë më pak se skuadra lidere, Drita, por skuadra nga Suhareka ka dy ndeshje më pak.
Kurse, Gjilani mbetet me 14 pikë në pozitën e tretë.