Një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën në Genoa të Italisë. Mediat shprehen se trupin e 20-vjeçarit e gjeti një kalimtare në rrugën “Europa”. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi i riu kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se shqiptari ka rënë aksidentalisht nga një mur rreth katër metra. Kjo pasi bluzja që kishte veshur ishte grisur, çka sugjeron se mund të ketë ngecur përpara se të binte, percjell abcnews.
Megjithatë nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë hedhur për t’i dhënë fund jetës. 20-vjeçari ishte student dhe banonte në Teglia. Gjithashtu kishte marrë nënshtetësinë italiane.