Matty Roberts, përsoni që krijoi ngjarjen “ Storm Area 51” është vizituar nga FBI pasi ai u bëri thirrje entuziastëve të huaj të vizitojnë këtë zonë.
Roberts tregon se gjithçka kishte nisur si shaka, por pastaj u bë virale dhe rreth dy milionë njerëz iu përgjigjën kësaj thirrje.
Tani ka një uebfaqe zyrtare për këtë ngjarje e cili po quhet si festival dhe hotelet në zonën përreth janë rezervuar tashmë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ata që marrin pjesë në këtë ngjarje dhe përpiqen të depërtojnë në kompleksin e Zonës 51 do të arrestohen.
Zona 51 është emri i zakonshëm i një strukture shumë të klasifikuar të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF) që ndodhet brenda Nevadës.
Ajo u themelua në 1955 si një vend provë për aeroplanin e zbulimit Lockheed U-2.
Që nga ajo kohë ky vend ka shërbuar për vrojtimet për alien dhe për komplotet qeveritare
Ajo që ndodh brenda rredhojës Zonës 51 ka mbetur një mister për këdo pa leje sigurie të nivelit të lartë, përveç disa fotove të marra në mënyrë të paligjshme nga teoricienët.