Live

Mitrovica e Skenderaj mbesin pa ujë të pijshëm, defekt në impiant

19:14 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Mitrovica”, ka bërë të ditur se të shtunën  qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skenderajt kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur si shkak i defekteve në impiantin për trajtimin e ujit në Shipol.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defekteve dhe në momentin që kemi informata të reja do t’iu lajmërojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica” në ‘Facebook’.

Shpërndaje në

U Kopjua