Live

Mjegull e dendur, humbasin dy turiste izraelite në malet e Thethit

09:03 / 05 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Dy turiste nga Izraeli kanë humbur nëpër malet e Thethit.

Shkak është bërë një mjegull e dendur e cila ka mbuluar zonën malore në veri të vendit. Policia ka nisur kërkimet pas njoftimit nga banorët e zonës.

Vajzat kanë humbur në aksin që përshkruhet në këmbë nga zona e Vuthajt në drejtim të Thethit, në majën e Pejës, shkruan lapsi.al.

Turistet kanë mbetur të bllokuara në zonë për shkak se mjegulla e dendur e bën të rrezikshëm ecjen në pikat malore. Njoftimi është bërë nga nëna e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse të Thethit.

Kanë nisur tashmë kërkimet për të gjetur vajzat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...