Në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitje që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë në natën e ndërrimit të moteve
Kështu ka deklaruar doktori, Erolind Dërmaku.
“Klinika emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.
Sipas tij Emergjenca ka vetëm 15 shtretër.