Live

Mjekiqi (LDK) : Nuk jemi në dijeni nëse plani franko-gjerman e parasheh njohjen reciproke

21:25 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka thënë se partia që ajo përfaqëson nuk është në dijeni nëse njohja reciproke është pjesë e planit franko-gjerman.

Mjekiqi ka thënë se qeveria nuk ka njoftuar nëse kjo marrëveshje do të ketë në qendër njohjen.

“LDK e ka parë planin franko-gjerman si një bazë për arritjen e marrëveshjes finale, nuk e kemi cilësuar si plan të mirë apo jo të mirë pasi që elementet e saj nuk janë bërë publike. Ne e dimë që ka pasur edhe një draft tjetër të këtij që njihet si propozimi evropian, kemi pritur të dëgjojmë nga qeveria çfarë ka për të thënë nëse ky plan e përfshinë njohjen reciproke apo jo, ka thënë nënkryetarja e LDK-së në ATV.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ka pasur zëra nga ana e kryeparlamentarit dhe kryenegociatorit se njohja nuk është pjesë e këtij plani.

“Ju e dini që nuk ka një deklaratë të qeverisë së Kosovës si tërësi që plani franko-gjerman nuk e njeh pavarësinë de-juro por ka pasur disa deklarata të reja nga kryeparlamentari dhe kryenegociatori që nuk përfshihet kjo njohje. Dhe me qenë se është bërë e ditur që nuk ka njohje të përfshirë në planin franko-gjerman, ne e kemi ritheksuar se ky plan duhet të ketë në qendër njohjen”, ka thënë ndër të tjerash Shqipe Mjekiqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...