Live

MKRS-ja ia ndan Gjilanit një fond prej 1.9 milionë euro për infrastrukturë sportive

14:42 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Një investim në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro fondesh nga Ministria e Kulturës e Kosovës i dedikohet komunës së Gjilanit. Për këtë investim që përfshinë renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilanit dhe projekti për palestrën sportive në Zhegër, të enjten në Prishtinë u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe komunës së Gjilanit.

Ministri Kujtim Gashi vlerësoi se investimet që MKRS-ja përkrah financiarisht në kuadër të avancimit të infrastrukturës fizike po bëhen nëpër tërë Kosovën. Ai  shtoi  se me nënshkrimin e këtij memorandumi për komunën e Gjilanit, kjo e fundit do të ketë dy objekte të rëndësishme sportive.

 “MKRS-ja dhe unë si ministër jemi të fokusuar që në kuadër të prioriteteve të kemi përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe po punojmë me përkushtim që kjo gjë të arrihet”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen për komunën që ai udhëheq, si edhe për projektet që u nënshkruan. Ai e konsideroi se projektet në fjalë janë të mirëseardhura për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, e në veçanti ata që merren me sport dhe sportdashësit e kësaj komune. 

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit është projekt në të cilin MKRS-ja do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro. Ky projekt do të implementohet gjatë viteve 2019 deri më 2021. Ndërkaq, për projektin Palestra sportive në Zhegër të Gjilanit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë rreth 650 mijë euro dhe projekti pritet të realizohet gjatë dy viteve 2019 e 2020.

Shpërndaje në

U Kopjua