Live

MKRS nuk e licenson FFK-në, rrezikohet falimentimi i klubeve

16:15 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Klubet e futbollit janë përball një krize të madhe financiare.

Burime kryesorë të të ardhurave financiare vinë nga sponsorizimet, ndërkaq sipas rekomandimeve të fundit, klubet e futbollit nuk do të mund të marrin vërtetim për sponsorizime për shkak se Federata e Futbollit e Kosovës nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

MKRS-ja ka lëshuar një udhëzim të ri administrativ rreth rilicensimit të federatave, kurse FFK-ja akoma nuk është rilicencsuar.

Sipas asaj që raporton Koha, Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të Kosovës ka lëshuar një njoftim ku thuhet se klubet që i përkasin federatave të pa licensuara nuk do të mund të marrin vërtetime rreth sponsorizimeve.

I pyetur rreth vendimit të ri të Komisionit Vlerësues, kryetari i Trepçës-89, Abedin Zeka ka thënë se klubi i tij nuk do të mund të mbijetojë pa sponsorë.

“Nëse tërhiqen sponsorët nuk kam se si të mbijetoj. Do të detyrohem të tërhiqem, sepse nuk mund të vazhdoj më, nuk kam forcë ta mbaj klubin”, ka thënë Zeka për KOHËN.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht I ka dërguar shkresën Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar atë se nuk është licencuar.

Hapi i parë që ka bërë MKRS në këtë drejtim është ndalimi i ligjit për sponsorizimit të klubeve futbollistike duke iu lëshuar atyre këtë vendim.

Shpërndaje në

U Kopjua