Live

Mobishop “Fita” akuzohet për mashtrim!

13:25 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Një qytetare e kryeqytetit që kishte blerë një telefon ka akuzuar publikisht një Mobishop që ndodhet në  Prishtinë  i cili i qëlloi me defekt. Sipas saj pronari i biznesit në fjalë nuk i ka rregulluar telefonin edhe pse për të i ka dhënë garancion.

“Mobishop Fita, ky model i pasurimit të përnjëhershëm me mashtrime dhe vjedhje , t’a shesin telefonin me garancion e pa kupon fiskal, i cili prishet në javën e tretë e më pas nuk ta rregullojnë pa paguar shuma të majme.” – tha qytetarja për Kosova.live, e cila më pas shtoi se nuk është e vetmja e mashtruar nga ky biznes, pasi sipas saj ajo nuk është viktima e vetme.

Kosova.live kontatoi edhe me biznesin në fjalë, por nga ta nuk morri përgjigjje.

Shpërndaje në

U Kopjua