Sot është një ditë shumë e trishtë për moderatoren e njohur, Ajo ka humbur gjyshin e saj dhe lajmin e hidhur e ka dhënë përmes një postimi në Instastory.
Argjira ka postuar një foto të tij, përmbi të cilën ka shkruar: “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.”

Kujtojmë që moderatorja është shpërngulur prej disa kohësh në Shqipëri. Ajo la Kosovën pasi zgjodhi të zhvillonte karrierën e saj në vendin tonë, ku dhe ka krijuar një lidhje dashurie me balerinin Graciano Tagani
