Moderatorja Oriela Nebijaj do të pranojë mandatin e deputetes e do të futet në parlament. Ajo do të zëvendësojë Grida Dumën në listën e PD në Tiranë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Kjo e fundit lajmëroi dje dorëheqjen. Nebijaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale. Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.
Para saj në radhë ishte Petrit Doda. Megjithatë me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.