Live

Molliqaj: Besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit

21:48 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se beson që ka shumë mundësi që Vetëvendosje i ka zhdukur vet mostrat e Astrit Deharit.

Molliqaj ka thënë se VV-ja e ka përdorur rastin Deharit për të ardhur në pushtet.

“Unë besoj që Vetëvendosje e ka përdorur Astrit Deharin për të ardhur në pushtet. Prandaj, edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, i ka dy gjëra me rëndësi, e para, ato nuk e pengojnë hetimin dhe e dyta, unë besoj që ka shumë mundësi që Vetëvendosje vet i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Informata nuk kam, por kam analizë.” – ka deklaruar Molliqaj në Tëvë1.

Në këtë emision, Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk i intereson aspak e vërteta për Astrit Daharin.

“Nga kjo krijohet një opinion publik që e pamundësoi drejtësinë për Astritin. Vendosja e drejtësisë për Astritin, do t’i ndëshkojë dy kategori shoqërore. Ata të cilët janë ngutur dhe e kanë inskenuar rastin pa prova dhe nën presionin politik dhe ata të cilët e kanë instrumentalizuar, e që janë Qeveria Kurti, duke mashtruar opinion publik. Pra, të dy palëve, nuk i intereson e vërteta për Astrit Deharin.” – ka thënë Molliqaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...