Live

Molliqaj: Borrelli ia nxori Kurtit “dy gënjeshtra”

20:37 / 14 Nëntor 2022

Nga admin

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ia “ka nxjerr Kurtit dy gënjeshtra”.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit”, pyetur Molliqaj.

Ai më tej thotë se “a është i rëndë kompromisi meqë ka johonë për çështjen e targave”.

Postimi i plotë:

Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit:

Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë.

Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?

Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis?

Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...