Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një propozim-vendim për amanadamentim të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas tij, ky ndryshim do të duhej t’i tërhiqet vendimin Speciales.
“Siç e dini, ne kemi paralajmëruar dy veprimeve kundër dy vendimeve në dhomat e specializuara. Sot ju kemi drejtuar deputetëve të Kuvendit, përjashtuar atyre të sprapska-s, për tu bërë pjesë e grupit për të filluar amandamentimin për shfuqizimin e dhomave të specializuara.
Kur krimet ndiqen në një anë dhe janë një etnike nuk ka të bëjë me drejtësinë. Më lejoni që sot të ju bëjë ftesë gjithë deputetëve që të jenë në nivelin e detyrës. Populli i Kosovës nuk e duron këtë padrejtësi që vjen nga Gjykata Speciale. Të shtunën do të jemi masivisht në sheshin e Prishtinës. Deputetët do të duhej t’i përgjigjen dhe të nisin ndryshimin për Dhomat e Specializuara”, u shpreh ai.