Live

Molliqaj për rrëzimin e Ligjit për KPK-në: Fitore për drejtësinë tonë, goditje për tendencën autoritare të Kurtit

20:37 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka konsideruar fitore rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Molliqaj ka thënë se me këtë vendim është hedhur poshtë kapja KPK-së.

Sipas tij, kjo është një goditje ndaj tendencës autoritare të Kurtit.

“Fitore! U hudh poshtë nga Gjykata Kushtetuese kapja e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Fitore për drejtësinë tonë. Goditje për tendencën autoritare të Kurtit”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua