Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për skandalin e publikuar i cili ka ndodhur në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PSD-së, ka thënë se ky është rast për gjykatë, mirëpo që partia në pushtet, Vetëvendosje ka krijuar iluzion “se s’jemi të varfër, por të vjedhur”.
Ai thotë se zv.ministri i lartërpendur duhet të shkarkohet, mirëpo problemi qëndron te fakti se sipas tij, ka grupe të përfshira dhe jo vetëm një individ.
Hulumtimi i Insajderit demanton Martin Berishajn – si gënjeu ambasadori në komisionin parlamentar?
Postimi i plotë i Molliqajt:
Skandali skandalin nuk po e pret.
Ministria e Zhvillimit Rajonal paska marrë zhvillim të hovshëm. Ryshfet andej, bileta e tri palë kostume, këpucë e kravata këndej.
Asgjë më ndryshe nuk pritet nga politikanët që moralizojnë tërë ditën e bëjnë ujdi me Serbinë të dëmshme për vendin dhe shoqërinë.
Ky rast do të mund të trajtohej si rast për gjykatë e jo shembull për qeverisjen sikur partia në pushtet mos ta krijonte ilizionin ndër vite qe “s’jemi të varfër por jemi të vjedhur”.
Zëvendësministri, Almir Veliji duhet të shkarkohet, por aty duket se ka grupe të përfshira. Almiri nuk është i vetëm. Dikah e paskan orientuar energjinë. Tash u pa kah.