Live

Momenti kur automjeti aksidenton një person me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja

22:09 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pamjet e rënda që shihni në këtë video janë të aksidentit të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.

Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi pasi ka përplasur 30-vjeçarin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

Shpërndaje në

U Kopjua