Morena Taraku është emocionuar pas vizitës që ia bëri zonave të prekura në Shqipëri.
Këngëtarja Morena Taraku dje udhëtoi për në Shqipëri, për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti.
Ajo po ndihmon nga afër ata, ndërsa ka ndarë me ndjekësit pamje nga vizitat që ka bërë, ku thotë se është prekur shumë.
Në një video ku shihet e rrethuar nga fëmijët, këngëtarja thotë se nuk ka qarë aq shumë prej kur i vdiq e ëma, ndërsa premton se gjithmonë do qëndrojë pranë atyre fëmijëve.
“Filloj të qaj dhe nuk mund të nalem. Nuk kam qarë kaq shumë që prej kur vdiq nëna ime, 15 vjet më parë. Të ju dëgjoj dhe të dëgjohem nga ju, nënkupton e gjithë bota për mua. Dhe gjithmonë do të kujdesem për bisedat dhe rrëfimet që i kemi ndarë këto ditët e fundit bashkë me mua”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke thënë se do të jetë gjithmonë e gatshme për ata fëmijë.