Kanë kaluar afro dy vjet që kur modelja dhe këngëtarja Morena Taraku nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Por, duket se pritjes po i vije fundi pasi që përmes një storie në llogarinë e Instagramit, Morena veç se ka paralajmëruar rikthimin e saj në botën e muzikës.
Ndërsa një nga fansat e ka pyetur Tarakun se kur do të publikojë një këngë të re, ajo nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigjën.
“Kënga e re – së shpejti” – ka shkruar Morena në skorien e ndarë me afro 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram e duke mos dhënë detaje të tjera.
Kënga e fundit e këngëtares që tash e sa kohë jetesën e saj e ka zhvendosur në Turqi, mbetet “Money” në bashkëpunim me rep artistin Fero, të cilën dyshja e kishin publikuar në shkurtin e vitit 2021.