Live

“Mos fol për njerëzit tanë në Kosovë”| Vuçiqi nervozohet me gazetarin kur pyetet për targat

13:12 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se është nervozuar me pyetjen e një gazetari nga veriu i Kosovës, i cili punon në “N1”, në lidhje me target.

Ky medium raporton se gazetari në fjalë e pyeti Vuçiqin se çfarë do të ndodhë nëse serbët nuk do t’i zëvendësojnë targat.

“Mos fol për njerëzit tanë në Kosovë”, citohet të jetë përgjigjur presidenti serb.

Ndërkohë, vetëm në dy ditët e fundit janë djegur pesë vetura të cilat i kishin zëvendësuar targat.

Këto zhvillime, vijnë vetëm disa ditë para datës kur pritet që të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se për fat të keq do t’i duhej të përsëriste një shkrim të tij të nëntorit të kaluar, për raste të ngjashme.

Më pas Hovenier, në mesazhin e shkruar tha se ShBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS sipas ligjit të Kosovës.

“Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ritheksojmë kërkesën tonë për zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen për 12 muaj, duke konfirmuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ishte mesazhi i Hovenier vitin e kaluar.

Shpërndaje në

U Kopjua