Përplasje e ashpër është zhvilluar në Komisionin Parlamentar për Media e Administratë, ku po raporton menaxhmenti dhe bordi i RTK-së.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për një takim që është zhvilluar nga një anëtar i bordit të RTK-së me një deputet në Ferizaj.
“A është takuar Driton Hetemi me zëdhënësin e qeverisë nuk e keni mohu. Është e dhimbshme që ju po përfundoni në këtë pjesë. Sepse e keni pasur mbështetjen edhe të opozitës. I kam besuar procesit. Por edhe ne si anëtarë të komisionit qenkemi të mashtruar, dhe ju po i shërbeni mazhorancës, po shkelni ligje të RTK-së vetëm me i akomodu kërkesat e Albinit, Dejonës e Valon Ramadanit”, tha Lushtaku, raporton Nacionale.
E ndaj kësaj ka reaguar kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
“Unë marrë parasysh kritikat. Por kur kalohet në shpifje e humb edhe ata tjetrën. Për herë të parë në RTK është zgjedhur një drejtor, kush del i pari me pikë. Këto gjëra janë të pavërteta, sdi a kam të drejtë me të paditë”, deklaroi Boletini.
Aty temë kryesore është zgjedhja e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, që dikur ishte anëtar i Vetëvendosjes.