Live

Mosdeklarimi i pasurisë së ministres Hajdari, PDK kërkon shkarkimin e saj

11:18 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Partia Demokratike e Kosovës ka (PDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e parë të vitit 2023 ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve përderisa ai prezantohet nga një ministre e dënuar nga gjykata.

“Sa i përket shqyrtimit të këtij projektligji, ai është mjaft i rëndësishëm, por që u prezantua nga një ministre që është e dënuar për fshehje të pasurisë. Kjo e bën të cenueshëm këtë ligj. Për ne është e papranueshme të vazhdojë të rrijë në sallë një person i cili e fsheh pasurinë”, ka deklaruar Tahiri.

“Asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur ministër që ka qenë në detyrë dhe që ka qenë i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj të bëni presion tek kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ministrja Hajdari është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...