Live

Mosmarrëveshja familjare në Pejë përfundon me plagosje

15:00 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Janë plagosur 3 persona dhe janë arrestuar 2 tjerë si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjeve.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Këtë e ka konfrimuar Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës përmes një raporti.

“Më datë 05.08.2019 rreth orës 18:15, në stacionin policor në Peje, është paraqit rasti, ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’, Dy grupe të ndryshme janë përlesh në mes vete, dyshohej se ishte përdorur edhe arma. Policia menjëherë është përgjigjur dhe në vendin e ngjarjes ka takuar 3 viktima njëri nga këta i gjinisë femërore. Viktimat, kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe me datë 06.08.2019 rreth orës 13:00, 2 të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicë”, thuhet tutje në raport.

Te dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë dhe janë intervistuar nga hetuesit Policorë.

Motivi i kësaj përleshje e cila ka përfunduar me plagosje, thuhet të jenë të jenë mosmarrëveshjet familjare.

Shpërndaje në

U Kopjua