Live

Mot i ftohët gjatë fundjavës, temperaturat zbresin në -10 gradë Celsius

23:56 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Ditën e diele parashihet që vende-vende të ketë riga shiu dhe fjolla bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet ndër të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua