Live

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në katër gradë Celsius

07:50 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjatë së dielës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik vende-vemde parashihet edhe riga shiu dhe fjolla bora.

Në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes për rrethë relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasesit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s

Shpërndaje në

U Kopjua