PRISHTINË | 06 JAN 2020 | Nga KosovaLive
Ministria e Punëve të Jashme, e ka konfrimuar lajmin se në vendin i cili u sulmua mbrëmë, nga forcat iraniane, në bazën kryesore amerikane, ka shumë kosovarë, të cilët sipas tyre punojnë në organizata dhe në kompani të ndryshme atje.
Këshillëtari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Liridon Llapashtica, tha për IndeksOnlinen, se MPJ-ja është duke kontaktuar me Qeverinë e rajonit të Kurdistanit, për t’i mbështetur nevojat e shtetasve së Kosovës në Irak.
“MPJ-ja është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak. MPJ-ja sipas misionit të saj për t’u ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike ne Arabinë Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe per te ofruar mbështetje te nevojshme konsullore shtetasve te Kosoves ne Irak dhe rajon”.
“Gjithashtu kemi vendosur kontakt me Qeverine e rajonit të Kurdistanit per te mbeshtetur ne çfardo nevoje shtetasit e Kosoves ne Irak. Duke qene se ka tensione ne rajon sugjerojmë shtetasit e Kosoves te shmangin udhetimet per ne Irak dhe në Iran”.
IndeksOnline, gjatë ditës së sotme, përmes disa burimeve, ka raportuar për disa kosovarë, të cilët ndodhen në bazën kryesore amerikane në Irak, të cilët punojnë aty përmes kompanisë “KBR Inc”, e cila ndodhet edhe në kampin “Bondsteel” në Kosovë.