Live

Muhamet Mavraj i kërkuar nga Beogradi, policët serbë e ndalojnë një person me të njëjtin emër

17:24 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Muhamet Mavraj, organizator i protestave studentore të vitit 1997, po kërkohet nga shteti i Serbisë. Këtë e dëshmoi një person me të njëjtin emër, të cilin e kanë ndalur sot në kufirin Bullgari-Serbi.

Muhamet Mavraj, personi me emrin dhe mbiemrin e njëjtë me kryeredaktorin e “Epokës së Re”, ka rrëfyer se si është ndaluar nga policët kufitarë serbë për më shumë se dy orë.

Ai thotë se po kthehej nga Turqia, ndërsa në kufirin Bullgari-Serbi iu shfaq ky problem i papritur.

“Sot u ktheva prej rrugës. Por kah shkova, shkova nëpërmjet Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë dhe në Turqi me veturë. Kah u ktheva, navigacioni më qiti kah Serbia. Kur hyna në kufirin Bullgari-Serbi, më pyetën ‘a je ti Muhamet Mavraj?’. Thash po unë jam. Tha ‘ti je problem në sistem se je organizator i protestave e kështu’”, thotë fillimisht ai.

Muhamet Mavraj në krye të protestave studentore; i dyti nga e majta, pas Albin Kurtit
Më tej, ai tregon se si u mor në pyetje nga policët serbë dhe priti goxha në kufi, para se ta linin të vazhdojë, raporton Gazeta Express.

“Thash shiqojeni, verifikojeni mirë se unë në atë kohë kam qenë i ri. Pastaj e morën pasaportën dhe diku 2 orë e 15 minuta ka zgjatë verifikimi. ‘Qysh e ka emrin nëna, baba, çka punon e çka ke dashtë në Turqi, ku studion e ku ke studiuar’. Në momentin që ia kam dhënë pasaportën, tha ‘ky është problem, s’bën me kalu’… Më pas e verifikuan dhe tha ‘qenket dy Muhameta, ai më i vjetër, ti më i ri’. Thash po. Pastaj e kam vazhdu rrugën për në Kosovë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...