Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Besa Kuqi, kanë finalizuar projektin ku grave të Suharekës, u mundësohet të kryejnë PAP test (skreningu i kancerit të qafës së Mitrës), pa pagesë.
Njoftimi i plotë:
Me drejtoreshen e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Besa Kuqi, finalizuam sot projektin nismën për ofrimin e shërbimit pa pagesë për gratë e Komunes së Suharekës, të cilat do të përfitojnë PAP test (skreningu i kancerit të qafës së Mitrës), FALAS me marrëveshje bashkëpunimi falas në mes të Fabrikes së këpuceve “Solid” në Suharekë dhe Laboratorit të Patologjisë “Pathology” në Prishtinë dhe Komunës së Suharekës -Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale dhe me mbështetjen dhe punën e pakursyer të ekipit mjekësor-repartit të Gjinekologjisë në QKMF “Rexhep Kuçi” Suharekë.
Falemderim i veqantë për dy përfaqesuesit, Laboratorit të patologjisë “Pathology” Prof. ass.Labinot Shahini dhe kompanisë Solid z.Pajtim Kuqi për perkrahjen e ketij projekti shumë me rëndësi për shëndetin e grave të Komunës tonë.