Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, duke iu përgjigjur akuzave se neni 7 i planit evropian është i rrezikshëm, tha se kjo nuk është ajo që po e thotë opozita por është komunikim i drejtpërdrejtë me komunitetin serb në Kosovës.
Sipas tij aty flitet për komunikim të drejtpërdrejtë dhe se mund të bëhet një reciprocitet sikur e kanë shqiptarët në Serbi përmes Këshillit Nacional.
Ai tha se nëse Serbia mendon që kjo është forma e duhur e komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe qeverisë atëherë edhe Kosova mund ta mendoj formimin e një Këshilli të tillë dhe nuk është shumë problematike.
Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.
Përkundër faktit që këshilli është kategori kushtetuese, të drejtat e shqiptarëve atje përveç që nuk kanë avancuar, ato janë përkeqësuar sipas njohësve të të drejtave të njeriut.