Live

Mungojnë dokumentet e aplikuesve, anulohet konkursi për anëtarë të Bordit të “Stacionit të Autobusëve”

18:20 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale, “Stacioni i Autobusëve Sh.A”, ka anuluar konkursin publik për zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të përhershëm të kësaj ndërmarrjeje.

Kosovalive.net kishte raportuar me 17 janar për zhdukjen e 11 aplikimeve për drejtor të Bordit.

LEXO EDHE:

Skandal në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia nis hetimet për zhdukjen e 11 aplikimeve për drejtor të Bordit – Kosovalive.net

Komuna e Prishtinës ka publikuar vendimin, sipas të cilit anulimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së disa dokumenteve të atyre që kanë aplikuar për këto pozita.

Tutje në vendim bëhet e ditur se mungesa e dokumenteve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

“Anulimi i konkursit është mbështetur kryesisht nga takimet tona të përbashkëta si Komision Komunal i Aksionarëve, ngjarjet e fundit të ndodhura gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të aplikuesve, ngjarje këto që kanë rezultuar me mungesë të disa dokumenteve të aplikuesve, të cilat ngjarje janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetim të vendimit.

Shpërndaje në

U Kopjua