Ministri i Financave, Punës dhe Transferev, Hekuran Murati ka propozuar para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, që shkaku i situatës së vështirësuar, të gjitha komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë.
“Si Ministri, si ministër i Financave unë do të sugjeroja që të gjitha komunat, meqenëse jemi në gjendje krize, po pajtohemi të gjithë, e vështirësitë e inflacioni, pra duhet t’i mbështesim. Le t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë. A e mbështesni këtë?!”, deklaroi ai.
Duke llogaritur vlerën 0.15%, ministri Murati theksoi se kjo nënkupton që për secilin qytetar, 90 mijë eurot e para do të ishin pa tatim këtë vit.
Ai po ashtu potencoi se nuk është detyrë e MF-së që të informojë qytetarët për ndryshime, por kjo u takon komunave.
E deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pyetur ministrin Murati, arsyen e rritjes së tatimit në pronë, pikërisht në këtë kohë krize.
Me këtë rast, ai ka kërkuar që të pezullohet ky vendim.
“Ka shumë ankesa në vlerësim të pronës dhe duhet të shikohet. Pyetja kryesore se është se pse bash në kohën kur kemi krizë jashtëzakonisht të madhe në çështje ekonomike. Si ministër u dashtë me ditë që qytetarët e kanë të pamundur të mbijetojnë me këtë krize dhe neglizhencës e shumë iniciativave siç ka qenë trusti për të mbështetur në kohë krize. Gjithashtu më tregoni te pjesa e pezullimit, besoj se do keni mbështetjen e komisionit mua personalisht derisa nuk është bërë detyra e Ministrisë së Financave mirë për promovim të ligjit, nuk është bërë atëherë ne do kërkojmë pezullimin e ligjit me një kohë të caktuar”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se ministri Murati po fshihet pas ligjit të miratuar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.
Shala ka thënë se atë kohë, nuk ka kriza ekonomike dhe pikërisht kjo është dashur të merret përbazë.
“Ju po thoni që tani e keni gjetur ligjin, në kohën kur është trajtu ligji nuk ka pasur kriza. Si ka mundësi që nuk e keni parë që dy vite që më ndryshu nenin 9 që me ul pragun. Nuk ka qenë politik e jotja, qëllimi i yti nuk e di. Jashtë logjikës dhe nuk ki as një nisëm. Kjo është e pa verteta e juaj, ne e kemi vullnetin për me ndryshu. Pse po fshehsh pas ligjit të Mustafës pse se keni ndryshuar. Po fshehësh pas një raporti që e ka deleguar një qeveri e kaluar”, ka thënë Shala.
Murati duke ju përgjigjur deputetëve tha se propozon që tu falen deri në 100 euro për secilin tatim pagues.
“Ministria e Financave nuk mund t’i informoj të gjithë qytetarët, është dashur komunat që t’i informojnë. Ke një kërkesë nga deputetë që duhet të shkelet ligji, pse nuk është sjellë me herët, por është sjellë më vonë. Ministri i Financave çka mund të bëjë është ta ndryshoj ligjin, keni mundur që edhe ju ta ndryshoni si nismë ligjore. Si ministri ne po e ndryshojmë ligjin, si ministër do të sugjeroja që të gjitha komunat le t’ua falim 100 eurot e para për secilin tatimpagues, a jeni për ta përkrahur këtë. Kërkesa e juaj është që edhe milionerët që të mbështetën”, tha Murati.
Për këtë propozim, reagoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Ai tha se propozimi i ministrit Murati nuk është serioz, dhe se për këso propozime duhet të bëhen në bashkëpunim me ekspertët.
“Çfarë propozimi është ky hajde t’ju heqim 100 euro, propozimi është që t’i mblidhni ekspertët dhe të dhuroni propozime konkrete” tha ai.
Por Murati insistoi se propozimi i tij është i duhur. Ai akuzoi opozitën se nuk është duke e përkrahur qeverinë në nismat për mbështetjen e qytetarëve.
“Kemi masa të pa numërta për t’i mbështetur qytetarët. Çdo propozimi i ynë është refuzuar nga ju. Ligjin për çmimet tavan e keni dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Propozoj që 90 mijë eurot e para të falen për qytetarët” tha ai.
E deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka pyetur ministrin Murati, arsyen e rritjes së tatimit në pronë, pikërisht në këtë kohë krize.
Me këtë rast, ai ka kërkuar që të pezullohet ky vendim.
“Ka shumë ankesa në vlerësim të pronës dhe duhet të shikohet. Pyetja kryesore se është se pse bash në kohën kur kemi krizë jashtëzakonisht të madhe në çështje ekonomike. Si ministër u dashtë me ditë që qytetarët e kanë të pamundur të mbijetojnë me këtë krize dhe neglizhencës e shumë iniciativave siç ka qenë trusti për të mbështetur në kohë krize. Gjithashtu më tregoni te pjesa e pezullimit, besoj se do keni mbështetjen e komisionit mua personalisht derisa nuk është bërë detyra e Ministrisë së Financave mirë për promovim të ligjit, nuk është bërë atëherë ne do kërkojmë pezullimin e ligjit me një kohë të caktuar”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se ministri Murati po fshihet pas ligjit të miratuar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.
Shala ka thënë se atë kohë, nuk ka kriza ekonomike dhe pikërisht kjo është dashur të merret përbazë.
“Ju po thoni që tani e keni gjetur ligjin, në kohën kur është trajtu ligji nuk ka pasur kriza. Si ka mundësi që nuk e keni parë që dy vite që më ndryshu nenin 9 që me ul pragun. Nuk ka qenë politik e jotja, qëllimi i yti nuk e di. Jashtë logjikës dhe nuk ki as një nisëm. Kjo është e pa vërteta e juaj, ne e kemi vullnetin për me ndryshu. Pse po fshehsh pas ligjit të Mustafës pse se keni ndryshuar. Po fshehësh pas një raporti që e ka deleguar një qeveri e kaluar”, ka thënë Shala.