Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.
“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje, raporton EO.
Këto komente ai i bëri pasi intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.
Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBAShK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (51%, 235 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (31%, 143 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 55 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 25 Vota)
Gjithsej Votues: 458