Live

Murati thotë se për herë të parë në histori të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën tre miliardë euro

10:27 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën e tre miliardë eurove.

Murati tha se ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, si dhe 480 milionë euro mallrra e shërbime, si dhe rreth 1.1 miliardë euro për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione për bujqit.

“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti”.

Ai thotë se gjithashtu për herë të parë janë tejkaluar investimet kapitale, duke kaluar kështu vlerën mbi 600 milionë euro.

“Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, shkruan Ministri Murati.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...